Albin Kurti: Ka dallime me Edi Ramën dhe partnerët ndërkombëtarë për qasjen ndaj Serbisë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se dallimet e tij me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, si dhe me partnerët ndërkombëtarë, lidhen kryesisht me qasjen ndaj Serbisë. Këto komente ai i bëri gjatë një bashkëbisedimi me komunitetin shqiptar në Federatën Pan-Shqiptare “VATRA” në New York, në fund të shtatorit, përmes një videoje të publikuar së fundmi nga Bashkim Berisha. Sipas Kurtit, qëndrimet e ndryshme shfaqen sidomos në raport me politikën ndaj Beogradit zyrtar. “Unë kam dallime me kryeministrin Rama, kam dallime jo rrallë edhe me partnerët tanë. Në përgjithësi, këto dallime kanë të bëjnë për qëndrimin karshi Beogradit zyrtar. Qaty po dallojmë,” u shpreh Kurti. Ai tha se mundohet “t’i informojë, t’i formojë dhe t’i edukojë” aleatët me të gjitha mundësitë e tij, por pranoi se ato janë të kufizuara. Kurti nënvizoi se pavarësisht këtyre dallimeve, marrëdhëniet me Tiranën zyrtare dhe aleatët euro-amerikanë mbeten pozitive dhe funksionale. “Ne s’bëjmë asgjë nga mllefi e për inat, por për hir të sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut,” tha ai, duke shtuar se mospajtimet nuk përbëjnë pengesë për të ecur përpara. Në këtë kontekst, ai përmendi edhe nismën “Ballkani i Hapur”, duke theksuar se mosdakordësia e Kosovës nuk nënkupton përplasje të thellë me partnerët ndërkombëtarë, por se proceset politike “po kërkojnë kohë”.

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

I rrëzohet kërkesa për ulje dënimi Haxhi Shalës

Kryetarja e Gjykatës speciale, Ekaterina Trendafilova, ka refuzuar kërkesën e Haxhi Shalës për modifikim të …