Kryeministri, Kurti

Albin Kurti ka propozuar hartimin e një ligji të ri lidhur me procesin e vlerësimit dhe verifikimit të veteranëve

Pas më shumë se një muaji që kur u takua me veteranët për të ndërprerë protestat, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti  më në fund ka dorëzuar propozimet e tij te krerët e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së. Kurti ka propozuar të fillojë hartimi i një ligji të ri i cili nis procesin e vlerësimit dhe verifikimit të veteranëve. Por, sipas tyre, kjo nuk mund të bëhet për shkak të një procesi gjyqësor. Propozim tjetër i shefit të qeverisë është edhe kategorizimi i veteranëve, që sipas Klinakut edhe këtë e pengon procesi aktual gjyqësor i pastrimit të listave. Ndërkohë që për propozimin e tretë të Kurtit për përkrahjen në punësim dhe subvencionim të pagës për veteranët, Klinaku shton se kjo mund të bëhet edhe tash, por nuk ka vullnet. Organizatat e dala nga lufta do të mbajnë takim që më pas t’i përgjigjen letrës së Kurtit, por duke mos përjashtuar protestat në rast se ligji që mundëson rritjen e pagës minimale dhe lë anash pensionet e veteranëve shkon në lexim të dytë në Kuvend.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …