Albin Kurti ka vizituar Galicën e Vushtrrisë ku ndodhet varri i prijësit të çetave guerile shqiptare Azem Bejta

Me rastin e 95 vjetorit të rënies së Azem Bejtës, një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje vizituan shpellën  ku pas vdekjes, bashkëluftëtarët e trupin e tij e kishin  varrosur në një shpellë, të fshatit Gllarevë, me qëllim që regjimi serb të mos e zbulonte trupin e tij dhe të mos e dinte se ai kishte rënë.

Kreu i VV-së Albin Kurti ka vizituar Galicën e Vushtrrisë ku ndodhet varri i prijësit të çetave guerile shqiptare i cili për 12 vjet rresht luftoi e rezistoi kundër forcave serbe të Nikola Pashiqit.

Në Galicë Kurti ka bërë homazhe duke vendosur lule bashkë me aktivistë të Qendrave Vushtrri e Skenderaj.

Azem Bejtë Galica ishte luftëtar i madh i Komitetit Kombëtar për Mbrojtjen e Kosovës.

“Drenica, Kosova dhe i gjithë populli shqiptar e kujtojnë me krenari gjersa në historinë tonë ai ndrit me kryengritjen e tij”, thuhet në njoftimin e VV-së.

Kontrolloni gjithashtu

Sonja Biserko: Vuçiq ka humbur legjitimitetin, qytetarët serbë janë të vetëdijshëm se Kosova është e humbur

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, Sonja Biserko, ka deklaruar se …