Albin Kurti kërkoi zbatim të marrëveshjes bazike për progres në dialog, duke e kushtëzuar me tri kushte

Kryeministri Albin Kurti, në një konferencë për media pas takimeve në Bruksel, deklaroi se takimi trepalësh nuk u realizua për shkak të kërkesës së Qeverisë së Kosovës për zbatimin e marrëveshjes bazike, e cila u dakordua më 27 shkurt të vitit të kaluar dhe u pasua nga aneksi i zbatimit më 18 mars 2023. Marrëveshja bazike dhe aneksi i zbatimit janë një arritje e dalluar në politikën e jashtme të Kosovës, për marrëdhënie të mira fqinjësore me fqinjin tonë verior, me njohjen së paku de-fakto në qendër,” tha Kurti. Ai përmendi tri garancionet që kërkoi në këtë takim, dhe shtoi se pa këto garanci nuk mund të ketë zbatim të marrëveshjeve, duke theksuar rëndësinë e mirëbesimit dhe vullnetit të mirë për progresin e dialogut.

 

Kontrolloni gjithashtu

Mosmarrëveshjet VV – Nisma: bashkëpunim i pamundur për Qeverinë Kurti 3

Në skenën politike kosovare po vazhdojnë debatet për mundësinë e krijimit të Qeverisë së tretë …