Albin Kurti lë pas agjendën urgjente, zgjedhja e presidentes mbetet peng i lojës politike

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, duket se vazhdon të praktikojë një qasje të moderuar, madje të qëllimshme, në paraqitjet publike që nga 28 dhjetori, duke e pozicionuar veten si “ndërmjetësues” në çështje urgjente të formimit të institucioneve dhe menaxhimit të pazareve politike. Por, analiza e deklaratave të tij tregon se kjo qasje nuk është thjesht strategji politike, por shpesh një mënyrë për të shmangur përgjegjësinë direkte për proceset më kritike. Kurti e shtroi prioritetin e zgjedhjes së presidentes si një çështje që mund të presë, duke e vendosur atë pas zbatimit të buxhetit për vitin 2026 dhe disa hapave të tjerë proceduralë. Kjo qasje, sipas kritikëve, nuk është thjesht e kujdesshme, por rrezikon të përdoret si justifikim për të shtyrë vendimet kyçe dhe për të ruajtur avantazhe të brendshme politike për Vetëvendosjen. Vjosa Osmani ka nisur fushatën për mandatin e dytë, ndërsa pazari prapa skenave me liderin e VV-së duket se ka shkuar përtej koordinimit politik, duke përfshirë edhe përcaktimin e datës së zgjedhjeve, që sipas disa ekspertëve, ka favorizuar manipulimin e votës së diasporës. Në këtë kontekst, deklaratat e Kurtit për “hapat e parë” dhe “hapat e katërt” të agjendës politike nuk pasqyrojnë vetëm një prioritet procedural, por një lojë taktike që ngërthen rrezikun e stagnimit institucional, duke lënë vendin për presione, manipulime dhe pazare të brendshme që mund të ndikojnë drejtpërdrejt në procesin demokratik.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendëskryeministri Glauk Konjufca, priti në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së ShBA-ve në Kosovë,  Annu Prattipati

  Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së …