Albin Kurti

Albin Kurti: Marrëveshjen ka qenë dashur ta nënshkruajmë më 27 shkurt, por kryetari i Serbisë nuk pranoi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për televizionin evropian, “Euronews”, ka folur për dialogun Kosovë-Serbi, si dhe për takimin e radhës të nivelit të lartë që pritet të mbahet më 18 mars, në Ohër të Maqedonisë.  Kurti ka thënë se marrëveshjen ka qenë dashur ta nënshkruajmë më 27 shkurt, por kryetari i Serbisë nuk deshi. Për këtë qëllim, ky traktat bazë që është propozuar nga BE-ja 27, është një terren i fortë për të ecur përpara dhe ne shpresojmë ta arrijmë përfundimisht në 18 mars. Po shkoj sërish në Maqedoninë e Veriut me mirëbesim me vullnet të mirë, për të normalizuar marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kosova është një vend normal, por nuk ka marrëdhënie normale me Serbinë. Megjithatë, unë e pranoj se duhet të normalizojmë marrëdhëniet dhe për këtë qëllim, ky traktat bazë që është propozuar nga BE-ja, është një terren i fortë për të ecur përpara dhe shpresojmë ta arrijmë përfundimisht më 18 mars, ka saktësuar Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi  Haziri: Kosova po rrezikon të bjerë në një “gropë të zezë” institucionale

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, ka paralajmëruar se Kosova rrezikon të futet në një krizë …