epa09926442 Prime Minister of Kosovo Albin Kurti speaks during a press conference with German Chancellor Olaf Scholz (unseen) at the Chancellery in Berlin, Germany, 04 May 2022. Kurti and Scholz met for bilateral talks. EPA-EFE/FILIP SINGER

Albin Kurti mes dështimit në Kosovë e ndërhyrjeve në Maqedoni

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, po përballet me valë kritikash pas angazhimit të tij të hapur në zgjedhjet lokale të Maqedonisë së Veriut, në një kohë kur Kosova ndodhet në krizë të thellë politike dhe institucionale. Pas dështimit për t’u rizgjedhur kryeministër dhe mes bllokimit të institucioneve të vendit, Kurti ka zgjedhur të fokusohet jashtë kufijve të Kosovës — duke u marrë me procesin zgjedhor në shtetin fqinj.
Sipas raportimeve të KlanKosova.tv, ai ka lavdëruar publikisht koalicionin shqiptar VLEN dhe kandidatët e tij që kanë fituar në disa komuna të Maqedonisë së Veriut. Në një postim në Facebook, Kurti ka shkruar: “Nga Çairi në Tetovë, VLEN-i ka arritur të fitojë në dhjetë komuna në Maqedoninë e Veriut. Dy miqtë e mi, Izeti e Bilalli, triumfuan me meritë sepse me projekte konkrete dhe punë të ndershme.” Mirëpo, ky qëndrim ka shkaktuar reagime të forta, madje edhe nga përkrahës të tij. Shumë qytetarë e kanë akuzuar Kurtin për ndërhyrje në punët e brendshme të një shteti tjetër dhe për neglizhencë ndaj situatës së rëndë në Kosovë. Reagime të tilla pasqyrojnë pakënaqësinë e rritur me Kurtin, i cili, në vend që të përballet me krizën institucionale në Kosovë, po përfshihet në dinamikat politike të një shteti tjetër. Kritikët thonë se kjo sjellje tregon më shumë prirje propagandistike sesa vizion politik, duke e thelluar perceptimin se Kurti po humb kontaktin me realitetin e brendshëm të vendit që drejton.

Kontrolloni gjithashtu

Hysni Gucati: Letra e Kurtit për Hagën është manovër elektorale, jo përkushtim ndaj ish-luftëtarëve

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, e ka cilësuar si “kalkulim politik” veprimin e kryeministrit në …