Kryeministri, Albin Kurti një vit më parë kishte treguar respekt dhe përkushtim, pikërisht për këtë Oliver Ivanoviqin, duke e marrë se shembull të politikanit meritor dhe duke shprehur respekt për të. Ivanoviqi sipas vlerësimi të tij ka qenë “një person i përkushtuar për të luftuar për interesat e komunitetit dhe qytetit të tij, në Mitrovicë, ndërsa këtë e ka bërë duke qenë i hapur, i sinqertë, gjithmonë i mprehtë në çështjet me rëndësi, por edhe i respektueshëm edhe ndaj atyre me të cilët nuk ishte dakord”. Gjashtë vjet më parë, Oliver Ivanoviq u vra në rrugët e Mitrovicës. Të gjithë ata që kryejnë një krim në Kosovë duhet të dalin para drejtësisë dhe më vjen keq që autorët dhe ata që e kanë porositur këtë krim ende nuk janë nxjerrë para drejtësisë. Nevojitet angazhim i të gjitha institucioneve përkatëse për të gjetur dhe dënuar përgjegjësit për vrasjen e tij”, kishte thënë, Albin Kurti.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
