leoni

Fatmir Humolli

F. Humolli: Kemi arritur në pozitë ku ish-pjesëtari i UÇK-së, në Kuvend, voton për propozimin e Radojçiqit, kundër veteranëve

Deputeti i pavarur, Fatmir Humolli, në një emision  televiziv ka folur për rëndësinë e funksionimit të shtetit të Kosovës në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën. Qeveria aktuale sot i le veteranët me 170 Euro  në muaj dhe i paguan në mënyre poshtëruese. Shohim sesi ish ushtari i UÇK-së voton kundër veteranit të luftës, dhe ky është një  mjerim më shumë. Ka ndodhë që veterani i luftës në Kuvendin e Kosovës mes Radojçiqit dhe propozimit tim për veteranët, ka votuar për  propozimin e Radojçiqit. Ne në luftën e UÇK-së jemi organizuar dhe kemi arritur ta bindim  bashkësinë ndërkombëtare për të intervenuar kundër Serbisë. Tash po qeverisin ata të cilët e kanë zhvilluar luftën speciale viteve të 90-ta kundër të burgosurve politikë të viteve të 80-të kundër veprimtarëve politikë. Pas luftës e kanë filluar luftën politike speciale kundër veteranëve, kundër institucioneve të cilët kanë punuar për çlirimin e vendit tonë, ka thënë mes tjerash, deputeti i pavarur, Fatmir Humolli.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …