Albin Kurti për Oliver Ivanoviqin: Ka qenë i hapur, i sinqertë, i mprehtë në çështjet me rëndësi, por edhe i respektueshëm

Kryeministri, Albin Kurti një vit më parë kishte treguar respekt dhe përkushtim, pikërisht për këtë Oliver Ivanoviqin, duke e marrë se shembull të politikanit meritor dhe duke shprehur respekt për të. Ivanoviqi  sipas vlerësimi të tij ka qenë “një person i përkushtuar për të luftuar për interesat e komunitetit dhe qytetit të tij, në Mitrovicë, ndërsa këtë e ka bërë duke qenë i hapur, i sinqertë, gjithmonë i mprehtë në çështjet me rëndësi, por edhe i respektueshëm edhe ndaj atyre me të cilët nuk ishte dakord”. Gjashtë vjet më parë, Oliver Ivanoviq u vra në rrugët e Mitrovicës. Të gjithë ata që kryejnë një krim në Kosovë duhet të dalin para drejtësisë dhe më vjen keq që autorët dhe ata që e kanë porositur këtë krim ende nuk janë nxjerrë para drejtësisë. Nevojitet angazhim i të gjitha institucioneve përkatëse për të gjetur dhe dënuar përgjegjësit për vrasjen e tij”, kishte thënë, Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …