Albin Kurti po mban fjalim se sa shumë do të përfitonte Kosova dhe qytetarët e saj në rast se ai do të zgjedhet kryeministër

I mandatuari për krijimin e Qeverisë së re, Albin Kurti po mban fjalim se sa shumë do të përfitonte Kosova dhe qytetarët e saj në rast se ai do të zgjedhet kryeministër. Ai ka folur për kategoritë e ndryshme të shoqërisë, prej qindra mijëra qytetarëve qp do të përfitonin në mënyra të ndryshme nëse deputetët e votjnë Qeverinë Kurti tre. Ai ka theksuar se me t’u krijuar qeveria e re, do të ndërmerreshin vendime që do të ndikonion në mirëqenien e qytetarëve. “Miratimi i projektligjit për buxhetin. Rritja për pensionistët 150 euro, vendimi për rritjen e shtesave. Vendimi për rritjen e pagës minimale për 500 euro. Dhe miratimi i ndryshimit të ligjit që mundëson të punësimit të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës” ka theksuar mes tjerash, lideri i partisë Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili po mundohet t’i bind deputetet për votimin e Qeverisë Kurti 3.

Kontrolloni gjithashtu

Abelard Tahiri

Abelard Tahiri: Partia Demokratike e Kosovës nuk do të bëj asnjë marrëveshje me Vetëvendosjen

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri tha sot para medieve se …