Kryeministri, Kurti

Albin Kurti: Po mundohemi të gjemë një zgjidhje për zgjedhjet e Serbisë në Kosovë edhe pse kemi obligime kushtetuese ndaj vendit

Kryeministri,  Albin Kurti pas bisedës telefonike me këshilltarin Special në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka folur edhe për zgjedhjet e përgjithshme në Serbi. Kurti theksoi se bashkë me ambasadorët e QUINT-it po mundohen të gjejnë ndonjë zgjidhje e cila nuk shkel të drejtat por edhe nuk shkelet shtetësia dhe kushtetutshmëria e Kosovës. “Konsiderojnë që në njërën anë nuk duhet që t’ua pamundësojnë serbëve në Kosovë ta kenë të drejtën e votës por në anën tjetër kushtetutshmëria dhe ligji në Kosovës neve na e obligon bazën e çfarëdo zgjidhje që do marrin në të ardhmen. Jemi në bisedime me ambasadorët e QUINT-it në mënyrë që të shohim se çfarë zgjidhje mund të gjejmë”, tha ai. Ndërkaq, autoritetet e Serbisë muajin e kaluar kanë thënë se në dialogun Kosovë-Serbi do të kërkojnë që të lejohet edhe votimi në territorin e Kosovës në zgjedhjet e Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

I rrëzohet kërkesa për ulje dënimi Haxhi Shalës

Kryetarja e Gjykatës speciale, Ekaterina Trendafilova, ka refuzuar kërkesën e Haxhi Shalës për modifikim të …