Kryeministri i Kosovës dhe kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, në fjalën e tij të mbajtur sot para Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes ka deklaruar se për shkak të “zotimit të ish-kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi, FSK-ja s’mund të vendoset në veri”, megjithatë ka shtuar se ai vakum atje duhet mbushur. Kurti ka thënë me këtë rast se për një gjë të tillë Kosova është duke shtuar bashkëpunimin me partnerë e aleatë, të cilët sipas tanë janë duke shtuar praninë e forcave paqeruajtëse të KFOR-it në veri. Kurti mendon se po të mund të vendosej FSK-ja në veri do ta përballonte çdo agresion në mundshëm të Serbisë, edhe pa KFOR-in. Por tani që Hashim Thaçi paska dhënë një zotim, jo vendim me shkrim, e paska bërë të pamundur fitoren e tij në veri. Me veprime të tilla përçarëse, inatçore e arrogante, Albin Kurti mundohet ta mbulojë paaftësinë e qeverisjes së tij në të gjitha segmentet e jetës politike, ekonomike e të sigurisë, në vendin tonë.

epa09926442 Prime Minister of Kosovo Albin Kurti speaks during a press conference with German Chancellor Olaf Scholz (unseen) at the Chancellery in Berlin, Germany, 04 May 2022. Kurti and Scholz met for bilateral talks. EPA-EFE/FILIP SINGER