Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier

Hovenier: Shtetet e Bashkuara të Amerikës të shqetësuara për mobilizimin ushtarak të Serbisë afër kufirit me Kosovën

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka reaguar  lidhur me rritjen e numrit të forcave ushtarake të Serbisë afër kufirit me Kosovën. Ai ka shkruar me këtë rast  se Uashingtoni zyrtar shprehet  i shqetësuar rreth mobilizimit ushtarak të Serbisë. Hovenier tha se ishte me rëndësi  telefonata  e këshilltarit për Çështje të Sigurisë Kombëtare,  Xhek Sullivan, që ka ka realizuar mbrëmë me Kryeministrin Albin Kurti. Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara rreth mobilizimit ushtarak të Serbisë afër kufirit me Kosovë. Bëjmë thirrje për shtendosje të menjëhershme të situatës së sigurisë në veri dhe konsiderojmë se implementimi i plotë i marrëveshjes nga të dyja palët, i arritur në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian shërben për ta të arritur stabilitetin, ka shkruar Hovenier.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgim Lushtaku

Mërgim Lushtaku: Nuk është hera e parë që qeveria tenton të kontrollojë mediat dhe gazetarët

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, i cili është anëtar në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet …