Wolfgang Petrittch

Wolfgang Petriç: Kosova është duke u përballur me krizën më të rrezikshme, që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008

Ish i dërguari i Bashkimit Evropian për Kosovën, diplomati austriak, Wolfgang Petriç, ka thënë se Kosova është duke u përballur me krizën më të rrezikshme, që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008. Situata shumë lehtë mund të dalë nga kontrolli dhe të shkatërrojë gjithçka që është arritur përmes dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian në 10 vjetët e kaluara. Petriç  një rrezik të konfliktit po beson se Uashingtoni dhe Brukseli janë gati të parandalojnë eskalimin. “Ne nuk duhet t’u kthehemi luftërave të së kaluarës”, ka theksuar Petriç, duke kërkuar që  Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës t’i detyrojnë palët për këtë, derisa ka shtuar se shpreson që Gjermania dhe Franca t’i kthehen rolit të tyre dhe ta mbështesin BE-në në përpjekjet për normalizim marrëdhëniesh mes Kosovës dhe Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …