leoni

Deputetit shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, Prokuroria Speciale e Nishit ka propozuar që t’i ngrihet aktakuzë

Nëse ushtria e Serbisë nuk tërhiqet nga kufiri në veri, rivendoset Zona e Sigurisë Tokësore sipas Marrëveshjes së Kumanovës

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, pas telefonatës së djeshme që Sekretari Amerikan, Antony Blinken, i ka bërë kreut të shtetit serb, Aleksaner Vuciq, ka shkruar  se Blinken ka qenë i qartë në kërkesën e tij që Serbia të tërheqë ushtrinë nga kufiri me Kosovën.  Nëse dështohet me përfilljen e kërkesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës mund të rivendoset Zona e Sigurisë Tokësore, e cila parashihet  sipas Marrëveshjes së Kumanovës. Zona e Sigurisë Tokësore përkufizohet si një zonë prej 5 kilometrash nga kufiri i Kosovës drejt territorit të Serbisë dhe sipas kësaj Marrëveshje forcat serbe s’mund të hyjnë, apo të mbeten brenda territorit të Kosovës ose Zonës së Sigurisë Tokësore, ka saktësuar deputeti Shaip Kamberi.

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i KFOR-it, gjenerali turk, Ozkan Ulutash, ka qëndruar në një vizitë zyrtare, në selinë e NATO-s, në Bruksel

Ulutash: Aleatët dhe partnerët e NATO-s mbështesin përpjekjet e KFOR-it për sigurimin e mjedisit të sigurt në Kosovë

Komandanti i forcave paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë, gjenerali turk,  Ozkan Ulutash, ka deklaruar se …