Albin Kurti: Sanksionet kundër Kosovës, kanë efekte të dëmshme te qytetarët, në sektorin e biznesit dhe në institucionet tona

Kryeministri, Albin  Kurti  duke folur për sanksionet e BE-së dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës  ndaj Kosovës, është shprehur  se ato kanë pasur dhe kanë efekte të dëmshme te qytetarët, në sektorin e biznesit dhe institucionet shtetërore në territorin e Kosovës. Kurti ka vlerësuar inkurajuese përqendrimin e përbashkët në procesin e integrimit evropian. Kryeministri shpreson që kjo të ndihmojë vendet e rajonit të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian, ndërsa njëkohësisht të kontribuojë në demokracinë dhe progresin ekonomik në Kosovë. Është shumë inkurajuese që ekziston një alarm i përgjithshëm për përshpejtimin e procesit të integrimit evropian, në mënyrë që shtetet të cilat duan të bëhen pjesë e BE-së ta kenë më reale një mundësi të tillë, dhe demokracia dhe progresi ekonomik në vendin tonë padyshim që japin shpresa edhe për qytetarët e Kosovës, por njëkohësisht edhe për BE-në që të na ndihmoj më shumë.” – pohoi Kurti për RTK-në.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …