Albin Kurti: S’jemi të sigurt që Haxhiu i ka 61 vota, por le të provohet votimi i fshehtë

Kryetari i VV-së, Albin Kurti, ka pranuar se nuk janë të sigurt që kandidatja e propozuar për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka mbështetjen e mjaftueshme në votim të fshehtë. Ai ka propozuar që të tentohet ky format votimi, duke e quajtur si një mundësi të re pas dështimit me votimin e hapur. Në takimin me liderët e partive tjera, Kurti tha se ka ofruar dy kompromise, përfshirë tërheqjen e Haxhiut nëse nuk merr 61 vota dhe një marrëveshje politike për votim në pako të kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit. Ai akuzoi PDK-në dhe LDK-në për keqinterpretim të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

Kontrolloni gjithashtu

Kurti zbulon ofertën për Nismën: Limajt i ishin propozuar katër pozita të larta me vetëm tre deputetë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një takimi me diasporën shqiptare në Londër, ka zbuluar …