Albin Kurti takon kryeshefin e AUV-së, thotë se kemi hyrë në një fazë të re të mbikëqyrjes së zbatimit të masave

Albin Kurti takon kryeshefin e AUV-së, thotë se kemi hyrë në një fazë të re të mbikëqyrjes së zbatimit të masave

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi dhe ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, filloi ditën me një takim të përbashkët me u.d. të Kryeshefit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Flamur Kadriu dhe inspektorët e Agjencisë. Takimi u zhvillua një ditë pas mbledhjes urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, e cila për shkak pati përkeqësimin e gjendjes me pandeminë. Kurti i njoftoi inspektorët për vendimet nga ai takim dhe foli për rëndësinë e zbatimit të masave kundër pandemisë të marra në mbledhjen e 32-të të Qeverisë. Ai tha se kemi hyrë në një fazë të re të mbikëqyrjes së zbatimit të masave dhe se zbatueshmëria e tyre i jep masave legjitimitet, përveçse siguron efektshmërinë e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Demhasaj kritikon Kurtin: “Pamje historike” të gjykatës, por mungesë përgjegjësie ndaj Prokurorisë

Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Arton Demhasaj, ka komentuar me ironi paraqitjen e …