Albin Kurti thotë se nuk e ka parë arsyetimin e Thaçit pse po ia jep mandatin për formimin e qeverisë LDK-së

Albin Kurti thotë se nuk e ka parë arsyetimin e Thaçit pse po ia jep mandatin për formimin e qeverisë LDK-së

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka mbajtur sot një konferencë ku para medieve ka folur për zhvillimet e fundit politike, konkretisht për përpjekjet për krijimin e qeverisë së re. Ai ka thënë se ai nuk e ka arsyetimin e kryetarit të vendit se pse po ia jep mandatin partisë së dytë. Sipas tij, kryetari i vendit me këtë rast ka bërë shkelje të Kushtetutës, dhe se ka shumë kohë sipas tij deri tek  krijimi i qeverisë së re. Kurti ka folur edhe për kandidimin e Hotit për të parin e qeverisë, teksa ia numëroi votat e tha se nuk është as ndër 10 njerëzit më të votuar në Kosovë. Ai është pyetur për organizimin e protestave të paralajmëruara nga militantët e Lëvizjes Vetëvendosje. Kurti ka thënë se nuk do t’i ndalojë dhe nuk do t’i ndalojë këto protesta, ani pse ato po bëhen në kohë pandemie.

Kontrolloni gjithashtu

Abelard Tahiri

Abelard Tahiri: VV-ja po përpiqet të imponojë një rend të ri, i cili është në kundërshtim me rendin kushtetues të Kosovës

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka shkruar se Vetëvendosja po përpiqet të …