Albinot Maloku; Kosova ka pasur lloj-lloj ministri, por asnjëherë nuk ka parë një dështim të tillë si ky ‘dangalli’ i Ministrisë së Financave

Albinot Maloku; Kosova ka pasur lloj-lloj ministri, por asnjëherë nuk ka parë një dështim të tillë si ky ‘dangalli’ i Ministrisë së Financave

Albinot Maloku i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili tha se kanë krijuar një formular online për ata të cilët duan që vullnetarisht të heqin dorë nga shtesat e fund-vitit. Ai ka thënë se Republika e Kosovës ka përjetuar lloj-lloj ministri, por asnjëherë nuk ka parë një dështim të tillë ‘si ky dangalli i Ministrisë së Financave’. Ky është një katastrofë e paimagjinueshme, një shkatërrim i ekonomisë, një njeri që, në vend që të punojë për mirëqenien e qytetarëve, ky i ka dhënë të mbrapshtën ekonomisë së vendit e qytetarit. Së pari e poshtëron qytetarin, ku si ministër mendon se po i ndihmon me 100 euro të cilat ia merr buxhetit të shtetit pa mbulesë ligjore, mandej i ofendon duke u thënë mos i merrni nëse i konsideroni pak! Dangall ministër, 57 milionë euro të shpërndara, nuk janë dalje nga kriza ekonomike që po e përjeton qytetari i Republikës, 57 milionë euro të shpërndara nuk janë vizion ekonomik, nuk janë zhvillim i ekonomisë e as dinjitet për qytetarin e Republikën, por tregues i mjerimit. Ky ministër është një dëm që po e shkatërron çdo mundësi për zhvillim, duke dëmtuar në mënyrë të pakthyeshme çdo mundësi për të ardhmen ekonomike të vendit”, ka thënë, Albinot Maloku.

Kontrolloni gjithashtu

Nasim Haradinaj kërkon zgjedhje të reja: Retorikë politike për të fshehur dështimet e klasës politike

Nasim Haradinaj ka deklaruar se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja, duke theksuar …