Albulena Haxhiu: Derisa shteti po kryen vjedhje me kontratën e Telekom Z-Mobile, Haradinaj flet për shtrembërim të fakteve

Albulena Haxhiu: Derisa shteti po kryen vjedhje me kontratën e Telekom Z-Mobile, Haradinaj flet për shtrembërim të fakteve

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, tha se derisa shteti po kryen vjedhje me kontratën e Telekomit dhe Z-Mobile, kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se po bëhen shtrembërime të fakteve. Haradinaj ka bërë thirrje të mos nënshkruhen kontrata të dëmshme nga Telekomi teksa ka shtuar se nuk guxon të japë para për një kompani që është para falimentimit. Sipas Haxhiut, 90 për qind e kontratave që ka nënshkruar Telekomi me kompanitë tjera janë të dëmshme për këtë kompani. Haxhiu është përplasur edhe me shefin e Grupit Parlamentar të PDK-së që tha se opozita po mundohet të sjellë mjegull mbi Telekomin përmes seancës së jashtëzakonshme.

Kontrolloni gjithashtu

Serwer

Daniel Serwer viziton Hashim Thaçin në Hagë: Shpresoj që drejtësia të mos ndikohet nga milionat e paguara për Specialen

Analisti dhe profesori amerikan Daniel Serwer ka zhvilluar një vizitë 40-minutëshe me ish-presidentin e Kosovës, …