Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka nominuar Bashkim Ramosajn si kandidat për kryetar të Deçanit edhe për një mandat

AAK e ka nominuar Bashkim Ramosajn si kandidat për kryetar të Deçanit edhe për një mandat tjetër

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka nominuar Bashkim Ramosajn si kandidat për kryetar të Deçanit edhe për një mandat tjetër. Ka qenë vetë Ramosaj ai që e ka bërë të ditur këtë vendim. “Ne takimin e mbajtur dje kryetari i AAK-së z.Ramush Haradinaj, më ka besuar duke me nominuar edhe për një mandat kandidat për kryetar të Komunës së Deçanit. Dëshiroj së pari të shpreh mirënjohjen për kryetarin e AAK-së z.Ramush Haradinaj, strukturat e AAK-së në Deçan si edhe të gjithë qytetarët e Deçanit për mbështetjen e vazhdueshme. Bashkë për t’ia plotësuar Deçanit ëndrrën”, shkruan Ramosaj në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtësia troket pas 26 vitesh: Aktakuza për Reçakun gati, Prekazi në prag, krimet që Serbia s’mund t’i fshehë më

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në mungesë ndaj 21 shtetasve serbë …