Aleksader Vuçiq, gjatë takimit me Milorad Dodikun, ka biseduar edhe rreth rezolutës për Srebrenicën

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë takimit me kryetarin e Republikës Sëerbe, Milorad Dodik, ka biseduar edhe rreth rezolutës për Srebrenicën. Vuçiq i ka folur Dodikut për siç u tha “aktivitetet e Serbisë dhe delegacionit të saj në OKB në lidhje me propozimin e Gjermanisë dhe fuqive të tjera të mëdha për miratimin e rezolutës për Srebrenicën”, njoftoi shërbimi për shtyp i Vuçiqit. Në këtë takim, presidenti serb tha se “situata për popullin serb është shumë e vështirë dhe komplekse” dhe se sipsa tij “është fare e qartë se vendet e mëdha perëndimore do të përpiqen ta miratojnë rezolutën e lartpërmendur, pothuajse me çdo kusht”.

Kontrolloni gjithashtu

Bekim Hamëz Jashari: Liria është amanet, ta ruajmë me unitet në këtë Fitër Bajrami

Bekim Hamëz Jashari ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Fitër Bajrami, duke theksuar rëndësinë …