leoni

Aleksander Vucic

Aleksandar Vuçiq, u shpreh i pakënaqur me atmosferën e krijuar në botë për vizitën e ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, në Beograd

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i tha Radio Televizionit shtetëror se ishte i pakënaqur me atmosferën e krijuar në botë për shkak të vizitës të ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, dhe se lidhur me këtë vizitë, ishte krijuar një histeri. Në shumë bisedime, Serbisë iu kërkua që ta anulonte vizitën, tha Vuçiq, duke shtuar se Serbisë nuk iu lejua që të bisedonte me ministrin e Jashtëm rus. Dje Lavrov ishte paraparë që të vizitonte Serbinë, por Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bullgaria refuzuan që të lejonin avionin e Lavrovit mbi hapësirën e tyre ajrore. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se kjo lëvizje e këtyre tri shteteve ishte akt armiqësor.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami reagon ashpër ndaj Muratit, mashtrues keni qenë dhe të tillë mbeteni

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të deputetit …