Zëvendës-ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Aleksandër Grushko, ka deklaruar se situata në Ballkan po përkeqësohet për shkak të politikave të NATO-s, BE-së dhe Amerikës, të cilat ai i konsideron si presion ndaj Serbisë. Sipas tij, këto veprime përfshijnë përpjekje për të destabilizuar Kosovën dhe presion ndaj Serbisë për t’u bashkuar me sanksionet kundër Rusisë dhe për të njohur pavarësinë e Kosovës. Grushko kritikoi gjithashtu qasjen e Perëndimit ndaj Bosnje dhe Hercegovinës, duke pretenduar se Republika Serbe po përballet me një presion të padrejtë që synon t’ua kufizojë të drejtat serbëve atje. Ai e cilësoi këtë politikë si të kundërt me parimet e respektimit të sovranitetit dhe lirisë së zgjedhjes.
Kontrolloni gjithashtu
Fitim Selimi kritikon qasjen e Glauk Konjufcës: Shkëputje nga morali dhe retorika e VV-së
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Dr. Fitim Selimi, ka komentuar intervistën e fundit …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
