Aleksander Lumezi

Aleksandër Lumezi: Më parë nuk është paramenduar ndjekja penale kundër zyrtarëve të lartë shtetërorë, tani është bërë realitet

Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi, në tubimin vjetor të prokurorëve ka thënë se nga ky institucion është bërë punë e madhe, e cila  vërtetohet me rezultate konkrete. Ai ka thënë edhe se reformat në drejtësi nuk mund të ndërtohen nëse injorohen interesat e përgjithshme. Kryeprokurori i shtetit së shpejti do të ketë drejtues të ri i cili duhet të marrë besimin edhe nga partnerët ndërkombëtar jo vetëm nga institucionet. Të jetë i gatshëm të mbrojë nderin dhe pavarësinë e institucionit. Kryeprokurori i shtetit gjatë këtyre viteve ka qenë unik duke treguar forcë e vendosmëri duke u përballur me çdo situatë të krijuar, besoj që kështu do të jetë edhe në të ardhmen. Lumezi ka folur edhe për ndjekjen e zyrtarëve të lartë shtetëror. Kemi treguar se jemi në gjendje të reagojmë në mënyrë adekuate në te gjitha situatat. Është bërë një punë mjaft e madhe që vërtetohet nga rezultatet konkrete. Më parë as nuk është paramenduar ndjekja penale ndaj zyrtarëve te lartë shtetëror e sot kjo është bërë realitet”, ka thënë Lumezi.

Kontrolloni gjithashtu

Në vitin 2024 ka pas më pak raste të sëmundjeve malinje dhe beninje se sa në vitin 2023

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës mësohet se në vitin 2024 ka …