leoni

Besa Ismaili: Kush do ta kishte menduar që në një Kosovë të lirë, flamuri i UÇK-së nuk do të ishte flamur shtetëtor e nuk do të hijeshonte institucionet?

Besa Ismaili: Kush do ta kishte menduar që në një Kosovë të lirë, flamuri i UÇK-së nuk do të ishte flamur shtetëtor e nuk do të hijeshonte institucionet?

Sajojmë për heronj dhe sajojmë heronj.
Kush do ta kishte menduar që në një Kosovë të lirë, flamuri i UÇK-së nuk do të ishte flamur shtetëtor e nuk do të hijeshonte institucionet?
Kush do ta mendonte që në presidencë do të vendoseshin flamuj partiak?
Kush do ta mendonte që përfaqësuesit më të lartë shtetëtor të Kosovës do të përmendnin Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës si një materie të zbrazët nga brenda, si një balon pa gjë brenda, pa përmendur asnjë nga udhëheqësit e saj?
Kush do ta mendonte që secili pushtetar i kalueshëm dhe i përkohshëm, do të konstruktonte   dhe dekoronte heronjtë e vet?
Kush do ta mendonte që 17 shkurtin Ditën e Pavarësisë së Kosovës, ditën më të madhe të popullit të përvuajtur të Kosovës, dikush do t’a bixhozonte me 10 shkurtin, ditën e avanturave të pakumptimta të një grupi anarkistësh, e cila në atë kohë nuk gëzonte asfar’  mbështetje publike dhe politike?
Kush do ta ketë menduar tashmë se ku do të na shpierë e tërë kjo nesër? Ku?

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i ZOD, gjatë luftës, Sami Lushtaku, rrëfen momentet me komandantin. Ilaz Kodra, në 25-vjetorin e rënies së tij

Në 25-vjetorin e rënies së komandantit Ilaz Kodra, bashkëluftëtari i Ilaz Kodrës, Sami Lushtaku, ka …