Memli Krasniqi takon kryetarin e PD-së Lulzim Basha: Bashkëpunimi Kosovë – Shqipëri mbetet prioritet i prioriteteve

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në ditën e dytë të vizitës së tij zyrtare në Tiranë, ka takuar sot kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, ku kanë diskutuar për zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe Shqipëri dhe thellimin e bashkëpunimit mes PDK-së dhe PD-së. Krasniqi u shpreh i kënaqur për mikpritjen dhe falënderoi Bashën për gatishmërinë e tij për përforcimin bashkëpunimit dhe koordinimit mes dy partive që i përkasin boshtit të njëjtë ideologjik. “Vërtetë është kënaqësi që ditën e dytë të vizitës sime të parë zyrtare si kryetar i PDK-së ta filloj në Partinë Demokratike këtu në Shqipëri me mikun tim dhe liderin e opozitës Lulzim Basha, jo vetëm si dy liderë të opozitës në dy vendet tona, por edhe si dy udhëheqës partish që kanë pasur bashkëpunim për shumë vite edhe bilateralisht, por edhe në forume ndërkombëtare si dy parti që i përkasin boshtit të njëjtë ideologjik të qendrës së djathtë.”, tha ai.  Ndërkaq, kryetari i PD-së, Lulzim Basha përgëzoi PDK-në për rolin e jashtëzakonshëm që ka luajtur në procesin e formimit të shtetit të Kosovës dhe për rolin që vazhdon të luajë si opozitë konstruktive në shërbim të interesave të qytetarëve të Kosovës, si dhe i uroi punë të mbarë kryetarit Memli Krasniqi si përfaqësues i një brezi të ri të lidershipit dhe si shembull i mirë për tërë rininë shqiptare se është koha për të mbajtur mbi supe barrën që sjellë politika.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …