Vuçiq

Aleksandër Vuçiç, pret që autoritetet e Kosovës të bëjnë më të mirën për qarkullimin e lirë të mallrave dhe shërbimeve serbe

Kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka thënë  se pret që autoritetet e Kosovës të bëjnë më të mirën për qarkullimin e lirë të mallrave dhe shërbimeve serbe, pavarësisht heqjes së ndalesës për produktet serbe në pikëkalimin kufitar në Merdare. Por kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do t’i shpikë tani skanerët, dhe do të presë për 22 muaj tjerë, dhe do të shpikë diçka tjetër”, ka thënë Vuçiç. Albin Kurti ka bërë të ditur se autoritetet e Kosovës e kanë hequr ndalesën në mallrat prej Serbisë në pikën në Merdare, dhe deri në arritje të skanerëve të avancuar, do të kryhen kontrolle të rrepta për të parandaluar hyrjen e çdo malli që mund të rrezikojë sigurinë e vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj: LDK po shndërrohet në patericë të pushtetit, Abdixhiku ofroi menjëherë ndihmë për zgjedhjen e presidentit

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka komentuar me tone kritike zhvillimet e fundit në …