Vuçiq

Aleksander Vuçiq: Nëse Kosova nuk pranon kompromis, mund të përsëritet konflikti sikur i Armenisë me Azerbajxhanin

Kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq paralajmëroi sot se nëse nuk arrihet një kompromis me Kosovën përmes bisedimeve të ndërmjetësuara nga BE, atëherë konflikti “i ngrirë” mund të “shkrihet” në të ardhmen duke treguar llojin e konfliktit midis Armenisë dhe Azerbajxhanit.  Aleksandar Vuçiq është zotuar se çfarëdo që të ndodhë me bisedimet në Bruksel, Beogradi do të vazhdojë të forcojë veten ekonomikisht dhe ushtarakisht për të siç tha ai “të mbrojë vendin në çdo moment nga çdo agresor i mundshëm”. Vuçiq saktësoi me këtë rast se bota, përveç deklaratave, nuk është e gatshme të reagojë, dhe çfarëdo që të ndodhë – në fund të fundit ne duhet të mbështetemi ne forcën tonë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …