Ali Ahmeti: 23 vjet bashkë, nga rrënjët te majat e përfaqësimit

Së bashku me bashkëluftëtarë, bashkëveprimtarë, miq dhe themelues të Bashkimit Demokratik për Integrim, përballë qindra të rinjve e të rejave që janë sot energjia jonë e re, shënuam 23-vjetorin e themelimit të BDI-së.
BDI lindi si vazhdim i një misioni të shenjtë, i asaj që e nisëm me Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare dhe e kurorëzuam me Marrëveshjen e Ohrit: një marrëveshje që solli paqe, stabilitet dhe siguri për të drejtat dhe përfaqësimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore.
Për më shumë se dy dekada, me punë, përkushtim, përgjegjësi dhe maturi politike, arritëm të avansojmë statusin e shqiptarëve aty ku u takon: si shtetformues, me përfaqësim të denjë në çdo nivel të shtetit.
Pozitat më të larta shtetërore që për dekada ishin të paarritshme për shqiptarët, sot janë realitet. Vetëm vitin e kaluar, përveç Kryetarit të Kuvendit, patëm edhe Kryeministrin shqiptar. E filluam nga zero dhe arritëm deri te Kryeministri. Dhe nuk ndalemi këtu.
Sot, kur shqiptarët përballen me një realitet të dhimbshëm, me tentime për të zhbërë të gjitha arritjet tona, me sulme ndaj Marrëveshjes së Ohrit, ndaj gjuhës shqipe, me përjashtime nga institucionet dhe mekanizmat e përfaqësimit, ne nuk do të heshtim.
BDI do të mbetet gjithmonë gardiane e arritjeve shqiptare dhe mbrojtëse e çdo qytetari që beson në drejtësi, barazi dhe dinjitet.
Ne do të vazhdojmë misionin tonë. Dhe ata që sot mbyllin sytë dhe veshët para padrejtësisë, do ta marrin përgjigjen nga populli në tetor, njësoj siç e morën vitin e kaluar.
Vazhdojmë #BASHKË, për fitore të reja dhe për dinjitetin që nuk negociohet.

Kontrolloni gjithashtu

Sali Onuzi: Shtrembërimi i historisë shqiptare në dokumentarin rus dhe e vërteta e heshtur për krimet ballkanike

Para dy ditësh, kanali rus “Historia dhe moderniteti” publikoi në YouTube një dokumentar të titulluar …