Ministri grek i Punëve të
Jashtme, Nikos Kotzias ka pritur sot në takim një delegacion të Bashkimit
Demokratik për Integrim, që po qëndron për vizitë në Athinë. Ministria e Punëve
të Jashtme të Greqisë ka afishuar në rrjetet sociale një foto nga takimi në fjalë,
duke theksuar se ka zhvilluar një takim me delegacionin e Maqedonisë, përkatësisht
shqiptarët nga partia BDI. Në këtë takim pos kryetarit, Ali Ahmeti, të
pranishëm ishin edhe Artan Grubi, Musa Xhaferi dhe Fatmir Besimi.
Kontrolloni gjithashtu
Ermal Nufi: Akt historik që ndali tragjedinë dhe vulosi rrugën e lirisë
Në 27-vjetorin e ndërhyrjes së NATO në Kosovë, ministri shqiptar i Mbrojtjes, Ermal Nufi, e …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
