Ali Ahmeti: Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e drejtë, çlirimtare dhe e mbështetur nga bota demokratike

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka përkrahur dhe vlerësuar lart protestën e sotme në Hagë. Ai ka shkruar se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është përkrahur nga mbarë bota demokratike.

“Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e drejtë, çlirimtare dhe e mbështetur nga bota demokratike. Drejtësia për çlirimtarët nuk mund të ndërtohet mbi akuza politike dhe dëshmi të fabrikuara nga Serbia dhe Rusia. Sot, në Sheveningen të Hagës, bashkë me mërgimtarë dhe ish-pjesëtarë të UÇK-së, dëshmuam edhe një herë se liria jonë nuk gjykohet!

Lavdi UÇK-së dhe luftëtarëve të saj!” ka shkruar lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

Kontrolloni gjithashtu

Mijëra qytetar nga trojet etnike dhe mërgata po marrin pjesë në protestën kundër padrejtësisë në Hagë

Mijëra qytetar nga trojet etnike dhe mërgata po marrin pjesë në protestën kundër padrejtësisë në …