Ali Ahmeti: Marrëveshja e Ohrit po sulmohet çdo ditë, pa shqiptarët nuk ka shtet stabil

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, në Akademinë Solemne të mbajtur me rastin e 24-vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, ka theksuar se Maqedonia e Veriut ka më shumë se kurrë nevojë për respektim të plotë dhe të sinqertë të kësaj marrëveshjeje, e cila, sipas tij, po sulmohet çdo ditë. “Pa shqiptarët nuk ka shtet stabil, dhe vetëm në partneritet me të gjitha komunitetet mund të ndërtojmë një të ardhme evropiane. Besëlidhja jonë është për paqe, dinjitet, barazi, dialog dhe drejtësi”, deklaroi Ahmeti. Ai e cilësoi Marrëveshjen e Ohrit si dokument historik dhe garanci për paqen, stabilitetin dhe integrimin evropian të vendit, duke theksuar se shqiptarët dhe maqedonasit kanë ndarë përgjegjësinë për të ndërtuar një shtet të përbashkët dhe të qëndrueshëm. Marrëveshja e Ohrit u nënshkrua më 13 gusht 2001 në qytetin e Ohrit, pas konfliktit të armatosur mes forcave të sigurisë maqedonase dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK). Qëllimi kryesor i saj ishte t’i jepej fund konfliktit dhe të garantoheshin të drejta më të gjera për shqiptarët etnikë në Maqedoni.

Kontrolloni gjithashtu

Kancelari austriak në Beograd: Dialogu Kosovë–Serbi nuk ka alternativë

Kancelari i Austrisë, Christian Stocker, gjatë një konference për media në Beograd, ka përsëritur qëndrimin …