leoni

Ali Ahmeti

Ali Ahmeti: Përpara interesave tona partiake kemi vendosur interesat e qytetarëve dhe të shtetit

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti pas takimit me kryetarin e Maqedonisë,  Gjorgje Ivanov tha se është biseduar se si të arrihet deri tek një shumicë parlamentare e shëndoshë si dhe për situatën aktuale politike. Ahmeti tha se ai nuk është çelësi i qeverisë dhe se të gjitha opsionet janë të hapura, sepse nuk kanë asnjë përfundim nga bisedimet brenda partiake. Ai paralajmëroi se nga nesër vazhdojnë bisedimet dhe konsultimet në BDI. “Konfirmoj para jush që ne kemi vullnet të fortë, që të gjendet një zgjidhje për t’i futur gjërat në binar. Në interes të stablitetit të formimit të shteti. Përpara interesave tona partiake kemi vendosur interesat e qytetarëve dhe të shtetit. Të gjitha opsionet janë të hapura”, ka thënë Ahmeti.

Kontrolloni gjithashtu

Valmir Elezi

KQZ: Kandidatët për kryetar komune duhet të kenë 3 vjet banim në komunën ku garojnë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rikujtuar se një nga kushtet kryesore për t’u certifikuar si …