Pas publikimit rezultateve të regjistrimit të popullatës në Maqedoni, Ali Ahmeti ka thënë se ky fakt është pasqyrë reale e gjendjes faktike

Ali Ahmeti përshëndet zgjedhjet në Shqipëri si dëshmi të pjekurisë demokratike

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka përshëndetur zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare të mbajtura në Shqipëri, duke i cilësuar ato si një dëshmi të pjekurisë demokratike të vendit. Në një reagim publik në rrjetet sociale, Ahmeti ka theksuar se procesi zgjedhor u zhvillua në një atmosferë të qetë dhe të rregullt, ku qytetarët ushtruan të drejtën e votës në mënyrë të lirë dhe me një kulturë të lartë demokratike. “Shqipëria dëshmoi edhe një herë pjekurinë e saj demokratike duke kaluar me sukses një tjetër provë të rëndësishme në rrugën drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian,” ka shkruar Ahmeti. Ai gjithashtu ka uroj që procesi i numërimit të votave të përfundojë me profesionalizëm dhe transparencë, në përputhje me ligjin dhe vullnetin e qytetarëve. Ahmeti ka përmendur gjithashtu se këto zgjedhje janë një tregues i qartë i gatishmërisë së Shqipërisë dhe qytetarëve të saj për t’u bërë pjesë e barabartë e familjes evropiane dhe për t’u përballuar me përgjegjësi me sfidat që sjell ky proces integrues.

Kontrolloni gjithashtu

Liburn Aliu

Pas zgjedhjes së Dimal Bashës kryeparlamentar, Liburn Aliu jep dorëheqje

Ministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka dhënë dorëheqje nga …