leoni

Familja Meha

Mehmet Bislimi: Maji i Tahirit dhe i Nebihut

Atëbotë, me13 maji, ishte dita e milicisë së ish pushtuesit Jugosllav, Tahir e Nebih Meha, vranë me pushkët çlirimtare, para së gjithash namin e ish pushtuesit. Tahir Mehës, 13 majin e shndërrojë në ditë kushtrimi për liri. Ishte kjo pothuaj pushka e parë kaq e zëshme pas Luftës së Dytë Botërore, që u shkrep hapur e publikisht kundër pushtuesit jugosllav nga një shqiptar bujar e atdhedashës siç ishte Tahir Meha i Prekazit me babanë e vet, Nebihun!

Pushka e Tahir e Nebih Mehës (babë e bir), vrau 13 majin e pushtuesit dhe ngriti një 13 maj shqiptar me heroizëm e kushtrim për luftë të pa kompromis kundër të gjithë atyre që kishin shkelur tokat ton. Kushtrimi i pushkës së Tahir e Nebih  Mehës, më vonë lidhi në kushtrim gjithëpërfshirës  pushkët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilat quan në vend amanetin e Tahirit dhe të qindra dëshmorëve tjerë të rënë për liri e bashkim kombëtar…

Sa shpejt ikën vitet, por kujtimi për heronjtë  mbetet i freskët, sikur të kishte ndodhur sot… Ne kujtojmë, dhe duhet të kujtojmë përgjithmonë heronjtë tanë kombëtar, ata dhanë gjithçka për atdheun, madje edhe jetën!, prandaj është detyrë jona që emrin e tyre ta mbajmë lartë e më lartë  në zemër të atdheut. Ishte 13 maji i vitit 1981, atë pranverë e tërë Kosova ishte ngritur në këmbë dhe po kërkonte lirinë e vet, të drejtat e veta që shkeleshin me këmbë nga pushtuesi serb. Rënia e qindra të rinjve në zemër të Kosovës për lirinë dhe të drejtat tona të patjetërsueshme , ngriti në këmbë mijëra atdhedashës, si; djem e vajza, nxënës, studentë, intelektual, punëtorë, të rinj e të moshuar- ata së bashku me zërin e tyre të fuqishëm  tundën përgjithmonë themelet e ish Jugosllavisë pushtuese!

Tahir Meha (10 tetor 1943 – 13 maj 1981)

Tahir Meha ishte fortifikuar në kullën e vet, si dikur Oso Kuka, dhe po priste momentin e duhur për t’i treguar pushtuesit jugosllav se tokat shqiptare kanë të zot e vet! Qëndresa heroike e Tahir dhe Nebih Mehës, ditën e 13 majit i bëri të qartë pushtuesit serb se këtu është taka e bijve të shqipes!… … Na ishte një herë një 13 maj (dita e themelimit të milicisë jugosllave). UDB-ja, dëshironte që këtë festë ta shënonte si fitimtare, duke e arrestuar dhe nënshtruar Tahirin e shumë kërkuar për ta dërguar atë më pas në Beograd, si trofe për triumfin mbi rebelimin e shqiptarëve të “padëgjueshëm”. Pushtuesi kishte planifikuar lavdinë e këtij aksioni që do të forconte imazhin e njësitit special të milicisë së UDB-së- dhe KOS-it, që do të festohej më pastaj në qarqet e atjeshme serbe, se më në fund e zumë edhe Tahir Mehën të gjallë!… Jo, kjo nuk kishte si të ndodhte, ngase Tahir Meha nuk po flinte, nuk kishte fjetur as Meha i parë, as gjyshi i tij Emin Lati, nuk kishin fjetur as mijëra atdhedashës si Milush Kopiliqi, Gjergj Kastrioti, Zaharia Gropas, Oso Kuka, Abdyl Frashëri, Mic Sokoli, Bajram Curri, Azem e Shotë Galica, Rrapo Hekali, Zenel Gjleka, Shpend Dragobia, Qerqiz e Bajo Topulli, Ismail Qemali e shumë të tjerë. Të gjithë ne, së bashku, mbështjellë fort rreth palcës e kombit, bëmë që zëri i shqiptarit të ndihet deri atje ku puthitet qielli me tokën se ne duam lirinë dhe bashkimin e atdheut tonë!

Në këtë kontekst, Tahir Meha kishte bërë syrin pishë dhe gjoksin digë për t’i matur me pushtuesin. Madhështia e asaj pranverë të lulëkuqeve të Kosovës. Pa dyshim se ishte dhe mbeti vepra heroike e Tahir dhe Nebih Mehës më familjen e tij.

Pushka liridashës e Tahir Mehës, pa dyshim se mori haraçin e vet, mirëpo nuk kishte si të bëhej ndryshe; nuk ka  liri pa gjak!, kjo u vërtetua më vonë katërçipërisht. Kushtrimi i pushkës së lirisë të Tahir Mehës, më vonë i lidhi në kushtrim gjithëpërfshirës pushkët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, prirë nga Komandanti ynë legjendar Adem Jashari, të cilat quan në vend amanetin e Tahirit dhe të qindra dëshmorëve tjerë të kombit tonë.

Emin Lati, Nebih, Tahir dhe Beqir Meha.

(tri gjenerata)

Qëndresa e Tahirit, bëri të ditur edhe njëherë se me pushtuesin nuk ka zgjidhje tjetër, dhe kjo zgjidhje e imponuar ishte lufta për liri. Tahiri nuk e bëri luftën për emër e nam, për këngë e histori, ngase emrin, namin, këngën dhe historinë e kishte në themelet e kullës së tij. Gjyshi i tij Emin Lati – Meha, ishte bashkëluftëtar i Azem Bejtë Galicës, babai i tij Nebihu ishte, bashkëluftëtar i Shaban Polluzhës, vëllai i Tahirit, Beqir Meha ishte i përndjekur politik, më vonë rreshtuar në radhët e UÇK-së. Beqiri, luftoi edhe në emër të të vëllait Tahirit, dhe në emër të babait Nebihut edhe në emër të Gjyshit Eminit, ai ishte bashkëluftëtarë i denjë i Komandantit Legjendarë Adem Jasharit. Edhe Beqir Meha, si gjyshi i tij, babai dhe vëllai i tij, luftoi dhe ra për liri me pushkën në dorë, dhe nuk kishte si të ndodhet ndryshe:  tre breza heronjsh, a ka diçka më madhështore, diçka më hyjnore, diçka më fisnike ; në altarin e lirisë së atdheut u flijuan tre breza me radhë;

Gjyshi Emini, babai Nebihu të  bijtë Tahiri dhe Beqiri.
Gjyshi i ati dhe i biri – Lavdi e përjetshme!

 

Maj 2024, Mehmet Bislimi

Kontrolloni gjithashtu

YLLI MEÇE: SAHANLËPIRSI I ÇORBËS SË HELMUAR, QË NGELI DUKE VJELLË VRER GJITHË JETËN

YLLI MEÇE: SAHANLËPIRSI I ÇORBËS SË HELMUAR, QË NGELI DUKE VJELLË VRER GJITHË JETËN

(Për blend Fevziun dhe lakenjtë e tjerë të kompanisë shpk…“ zagaria”) E kërkonte rregulli i …