Ali Ahmeti prezanton logon dhe emrin e koalicionit të ri: Aleanca Kombëtare për Integrim

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka prezantuar sot emrin dhe logon e koalicionit të ri politik shqiptarAleanca Kombëtare për Integrim, që përfshin figura të rëndësishme si Ziadin Sela, Arben Taravari dhe të tjerë. Ahmeti tha se ky bashkim synon të sjellë unitet mes shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe të përqendrohet në agjendën evropiane të vendit. “Jetojmë në kohë të vështira, kur shqiptarët po respektohen gjithnjë e më pak. Por nuk e harrojmë destinacionin tonë – integrimin evropian”, shkroi Ahmeti në Facebook. Ai e cilësoi këtë aleancë si një “besëlidhje të fitores, të besimit dhe të integrimit”, duke e përmbyllur me mesazhin simbolik: “Vetëm së bashku ndërtojmë të ardhmen që meritojmë.” Koalicioni pritet të garojë i bashkuar në zgjedhjet parlamentare të tetorit në Maqedoninë e Veriut.

Kontrolloni gjithashtu

Në Samitin e Sofjes marrin pjesë krerët më të lartë shtetërorë të vendeve të BE-së e Ballkanit Perëndimor

Londra pret Samitin e Procesit të Berlinit: Fokus te siguria, migrimi dhe tregu i përbashkët rajonal

Në datën 22 tetor, në Londër do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit, ku …