Ali Ahmeti: Sot në Tetovë, në promovimin e librit “Ushtria Çlirimtare Kombëtare dhe Maqedonia” të Gjeneral Kudusi Lama

Sot në Tetovë, në promovimin e librit “Ushtria Çlirimtare Kombëtare dhe Maqedonia” të Gjeneral Kudusi Lamës, pata nderin të flas për rrugëtimin tonë të përbashkët drejt lirisë, barazisë dhe integrimit.
Lufta e UÇK-së ishte sakrificë për dinjitet, paqe dhe të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët. Sot, 24 vite pas Marrëveshjes së Ohrit, amaneti i atyre që sakrifikuan është që të mbetemi të bashkuar dhe t’i mbrojmë të arriturat tona të përbashkëta.
Prof. Dr. Kudusi Lama ka dhënë kontribut të çmuar për çështjen kombëtare, duke mbetur gjithmonë zë i motivimit, zë i së vërtetës dhe i sakrificës.
Historia jonë është themeli i së ardhmes sonë.

Kontrolloni gjithashtu

Isuf  Bytyçi: NË MUNIH TË GJERMANISË U FESTUA 28 NËNTORI ­– DITA E FLAMURIT

Më 26 nëntor 2025, nga ora 18:00 u mbajt festë në Munih të Gjermanisë, për …