Tema të tjera...
Ali Ahmeti ka përcjellë një mesazh urimi me rastin e festës së Fitër Bajrami, duke uruar besimtarët për shëndet, paqe dhe begati në familjet e tyre. Ai ka theksuar se pas një muaji përkushtimi dhe reflektimi gjatë Ramazanit, kjo festë rikthen vlerat më të larta njerëzore si solidariteti, mirëkuptimi dhe dashuria për njëri-tjetrin. Në mesazhin e tij, Ahmeti ka uruar që agjërimi të jetë i pranuar dhe kjo festë të sjellë gëzim, harmoni dhe mbarësi për të gjithë. Në fund, ai ka bërë thirrje që shoqëria të jetë më e mirë, duke uruar: “Gëzuar Fitër Bajramin!”
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
