Ali Lajçi

Ali Lajçi: Me demarkacion, shteti i Kosovës po humb pronë publike

Ish-anëtari i Komisionit Shtetëror për Shënimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror me Malin e ZI, Ali Lajçi, thotë  se me këtë demarkacion, shteti i Kosovës po humb pronë publike, e jo prona të cilat janë menaxhuar nga komunat. Ai ka thënë se toka që po e humb Kosova me këtë marrëveshje është pronë që është mbikëqyrur nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, dhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Lajçi i ka ftuar Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismën t’i bashkohen Lëvizjes Vetëvendosje në protestën e 1 shtatorit. Ai ka thënë për “Epokën e re” se koalicioni qeverisës nuk i ka votat për ta ratifikuar marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi. Nëse ratifikohet demarkacioni, do të ketë tensione, mospranim të marrëveshjes dhe rezistencë të llojeve të ndryshme, ka paralajmëruar Lajçi.

Kontrolloni gjithashtu

Dështimi i dhjetë me radhë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Për të dhjetën herë radhazi, Kuvendi i Kosovës nuk arriti të përmbyllë seancën konstituive, e …