Përvjetorët e ndarjes fizike të njerëzve të mëdhenj lidhen shpesh me data historike dhe data të shenjta. Kjo ndodhi edhe me profesorin Ahmet Qeriqi.
7 Marsi – data dhe dita e shenjtë e shkollës shqipe, por edhe datë e shenjtë për Komandantin Legjendar Adem Jashari dhe familjen Jashari.
Profesori Ahmet Qeriqi ishte një emblemë kombëtare e arsimit, model i pedagogut dhe profesorit në nivel kombëtar, për pedanterinë e edukatorit dhe përkushtimin në punën profesionale. Ai ishte një det i kapitalit të dijes, jo vetëm në letërsi, gjuhë e histori, por edhe në fusha të tjera të dijes.
Profesori Ahmet, gjatë punës në arsim, solli risi në shpjegimin dhe përhapjen e diturive tek nxënësit, një aftësi profesionale dhe pedagogjike që deri atëherë shumë pak profesorë e kishin.
Ishte një ligjërues i mirëfilltë, që me fjalitë e para të bënte për vete.
Ishte “mbret” i gjuhës dhe letërsisë shqipe.
Profesori tërë jetën ia kushtoi çlirimit të atdheut dhe gjatë gjithë jetës mbeti një ushtar i denjë i lirisë.
Kontributi i profesorit ishte aq i madh, sa lidhet shpirtërisht me të gjithë ata që e njohën dhe e vlerësuan.
Ai ishte dhe mbetet një krijues, romancier dhe kritik i letrave shqipe i rangut më të lartë të letërsisë shqiptare.
Këtë e kishte mundësuar njohja e shkëlqyeshme e gjuhës shqipe dhe e sintaksës së saj.
Vepra e profesorit dallohet për gjuhën e përkryer të personazheve dhe për imagjinatën në përshkrimin e natyrës së tyre.
Profesori ishte dhe mbetet një personalitet i madh i kombit, një personalitet universal i dijes, një krijues i përkryer i romanit historik dhe një kontribues i madh i luftës dhe i lirisë.
Ai ishte një mbrojtës i vendosur në luftën për ruajtjen e vlerave të luftës së Ushtria Çlirimtare e Kosovës, mbrojtës i luftëtarëve, veteranëve dhe dëshmorëve të kombit.
Sot ishte një ditë e madhe dhe një takim përkujtimor i tillë dëshmon se këtë tubim mund ta bashkonte vetëm shpirti dhe vepra e të madhit Ahmet Qeriqi.
Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së profesorit, luftëtarit, çliruesit dhe krijuesit Ahmet Qeriqi.
Respekt!
Respekt!
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
