Alicia Kearns: Eskalimi dhe agresioni i vazhdueshëm i Serbisë drejt Kosovës është i rrezikshëm dhe i papranueshëm

Alicia Kearns: Eskalimi dhe agresioni i vazhdueshëm i Serbisë drejt Kosovës është i rrezikshëm dhe i papranueshëm

Deputetja e Parlamentit të Anglisë, Alicia Kearns e cila edhe kryeson Komitetin për Politikë të Jashtme të këtij Shteti  ka thënë se eskalimi dhe agresioni i vazhdueshëm i Serbisë drejt Kosovës është i rrezikshëm dhe i papranueshëm. Ajo ka bërë thirrje urgjente Ministrisë së Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar që të fokusohet tek Ballkani Perëndimor në veçanti tek Kosova dhe Bosnje e Hercegovina. Urgjentisht duhet të shihet një fokus nga Zyra për Punë të Jashtme për Ballkanin Perëndimor, veçanërisht Kosovën dhe Bosnjë-Hercegovinën. Përshkallëzimi dhe agresionet e vazhdueshme nga Serbia ndaj Kosovës janë të rrezikshme dhe të papranueshme, ka shkruar, deputetja e Parlamentit të Anglisë, Alicia Kearns.

Kontrolloni gjithashtu

Dështimi i dhjetë me radhë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Për të dhjetën herë radhazi, Kuvendi i Kosovës nuk arriti të përmbyllë seancën konstituive, e …