Aliu: Ferizaj – Kryeqendra e Hendbollit

“Ferizaj – Kryeqendra e Hendbollit ka sivjet në vitrinën e sukseseve sportive dy Kupa të Kosovës në Hendboll njëra nga to është nga klubi ikonik i hendbollit ferizajas, KH “Kastrioti” (Meshkujt), të cilët ditë më parë na sollën përveç Kupës edhe krenarinë e lavdinë e dikurshme të hendbollit ferizajas. Kënaqësi e veçantë të mirëprisja kampionët, të ndanim bashkë çaste të këndshme bisede si dhe të festonim këtë sukses kulminant, për të cilën hendbolli ferizajas priste me vite të kthehej në vendin që i takonte e meritorët janë djelmoshat e drejtuesit e këtij klubi” – ka shkruar kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu.

Kontrolloni gjithashtu

Përkrahje madhështore nga Forumi i Gruas së nëndegës Beguncë!

“Një takim plot frymëzim, bashkëpunim e energji pozitive, i organizuar me përkushtim të jashtëzakonshëm në …