Kryetari Kastrati po qëndron për një vizitë në Danimarkë  

Kryetari i komunës së Malishevës Ekrem Kastrati, me ftesë të kryetarit, Lasse Frimand Jensen, po qëndron në Alborg të Danimarkës, për të ndërtuar një urë bashkëpunimi mes Komunës së Malishevës me një prej tre qyteteve më të mëdha e më të zhvilluara ekonomikisht dhe industrialishtë në këtë shtet evropian. I shoqëruar edhe nga drejtori Sylë Dukolli dhe anëtari i Asamblesë Komunale, Halil Morina, me kryetarin e Bashkisë së Alborgut diskutuan rreth mundësisë së hapjes së një bashkëpunimi konkret e të përhershëm në mes të dy komunave, gjithnjë përmes projekteve që për interes kanë të mirën e qytetarëve. Kryetari Kastrati gjithashtu, e falënderoj shumë edhe afaristin e suksesshëm në Danimarkë, Fatmir Gashi, të cilit edhe i është shprehur shumë mirënjohës për gjithë angazhimin që bën në të mirë të komunitetit shqiptar në Alborg dhe qytete tjera të Danimarkës.

Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe kostum

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …