Brickos

Alon Ben Meir

Alon Ben Meir: Deklarata e ambasadorit izraelit në Beograd lidhur me Kosovën, është skandaloze

Profesori amerikan dhe njohësi i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Alon Ben-Meir, e ka quajtur skandaloze deklaratën e ambasadorit të Izraelit në Beograd, Yahel Vilan, i cili ka pranuar  hapur se Izraeli e njohu Kosovën vetëm për shkak të presionit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Alon Ben Meir kërkon që Izraeli duhet të sqarojë deklaratën e ambasadorit, pasi sipas tij kjo do të ndikojë në marrëdheniet mes Izraelit dhe Kosovës.

“Ambasadori i Izraelit në Beograd, Yahel Vilan, paska thënë se Izraeli e ka njohur Kosovën vetëm për shkak të presionit nga SHBA-ja. Kjo deklaratë është skandaloze; Izraeli duhet të sqarojë atë që deklaroi ky ambasador, pasi kjo do të ndikojë ndjeshëm në marrëdhëniet Izrael-Kosovë”, ka shkruar ai në një postim në Facebook. Profesori amerikan thotë se këto deklarata vetëm e përkeqësojnë marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë. Ambasadori izraelit nuk mund t’i referohet Kosovës si ish-provinca e Serbisë në këto lloj diskutimesh; Kosova është një shtet i pavarur i njohur nga gati 100 vende, përfshirë Izraelin. Këto deklarata nuk do të ndihmojnë në përmirësimin e marrëdhënieve në mes të Serbisë dhe të Kosovës, por vetëm përkeqësojnë situatën”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …