Kryetari i komunsë së Prizrenit Mytaher Haskuka, në një reagim të tij ka deklaruar se dje, disa portale edhe njëherë u përpoqën “ta informojnë” opinionin e gjerë me një “eksluzivitet”, vetëm në titull, për ngjarjet e vitit 2016, kur ne si opozitë e unë si deputet në Kuvend, kundërshtuam Zajednicën dhe bosnjëzimin e Kosovës. Unë jam krenar që isha pjesë e kësaj përpjekjeje për ta mbrojtur Kosovën nga ky projekt i dëmshëm dhe anti-kushtetues. Ndërkaq ishte tendencioze përpjekja e djeshme e disa portaleve që edhe pas 5 viteve këtë ngjarje ta paraqesin si aktakuzë aktuale në kohë fushate, duke dashur që me tituj të stisur “ta ndalin” fitoren e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prizren.
Edhe Prokuroria Themelore në Prishtinë dje ka reaguar duke thënë se aktualizimi i raportimeve të tilla në opinion, në periudha të caktuara kohore dhe jo vetëm në këtë rast, shpërfaq tendencë përmes titujve të tyre… Ndaj këtyre tendencave, lajthitjeve e hutimeve e kemi vetëm një përgjigje më 17 tetor, vetëm fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje! në Prizren do të përbëjë ekskluzivitet.
Këtu mund të gjeni linkun:
https://www.facebook.com/mhaskukaa/photos/a.276065886198262/1316069098864597