Tensionet mes Bashës e Berishës u acaruan pas vendimit për ta përjashtuar Berishën nga grupi parlamentar i PD-së

Frrok Çupi: Sali Berisha po i kërkon Lulzim Bashës, atë që ia ka dhënë, postin e kryetarit

Sali Berisha kërkon nga Basha të marrë përsëri atë që i ka dhënë, postin e kryetarit. Teksa rikujtoi historinë e vrasjes së Shkëlqim Haklajt, Çupi u shpreh se që aty nisi tërbimi i ish-kryeministrit dhe krimet e tij në Tropojë. “Çfarë po kërkon Berisha nga Basha? Asgjë të thellë e të komplikuar. Berisha po i kërkon Bashës atë që i ka dhënë. “A të bëra kryetar të PD? Të bëra. Atëherë sille këtu se do t’ia jap tjetrit”. Një nga djemtë e Haklajve, me të cilët Berisha kishte pasur një miqësi, u ngrit e i tha “Jo” Berishës madje ai preu edhe telat elektrik me qëllim që të mos i punonin altoparlantët. Berisha tërboi. U shkalafit në tribunë e nisi piskamën: “E dua këtu me vete të gjallë a të vdekur”. Djaloshi ishte Shkëlqim Haklaj, i cili u vra në Qafë Lushë pak kohë pas ngjarjes.

Këtu nisi të shthuret fija mizore e vrasjeve të 200 djemve në Tropojë, për të cilët akuzohet Berisha. Kaseta për Shkëlqimin shkoi në dorë, deri te Azemi, e aty vazhdoi nami”, tha ai. Nga ana tjetër Çupi tha se Berisha nuk mund ta priste kurrë se Basha një ditë do t’i dilte kundër si Shkëlqimi.

 Analisti u shpreh se kushdo që mund të ishte në vend të Bashës do të ishte tmerruar nga bodrumet dhe bëmat e tmerrshme të Berishës. Ai tha se Berisha e vrau Bashën dhe vrasja e tij është në interes të të tjerëve pranë ish-kryeministrit. Sipas tij, Berisha tani kërkon postin e kryetarit për t’ia dhënë dikujt tjetër. “Por ama zëri i Berishës që thërret “e dua me vete gjallë a të vdekur”, ndodhet në çdo spektër. Berisha e do për vete Lul Bashën. Berisha birësoi Lulin. Fillimisht e ushqeu me lugën më të mirë në familje pastaj e mësoi si të gjuajë.

Nuk mund ta mendonte se një ditë Luli do t’i dilte si Shkëlqimi që t’i fikte dritën. Berisha e futi Bashën nëpër bodrumet e tij, ku djaloshi pa, dëgjoi dhe u tmerrua. Doli një ditë e tha: “Çfarë dimë unë e Berisha, kurrë mos ua pafshin sytë”. Kushdo që të ishte, nuk mund të mbajë peshën e tmerrshme të bëmave të Berishës. “Vrasja” e Lulit sot u intereson më shumë të tjerëve rreth Berishës, se sa Berishës. Tani janë bërë nja katër a pesë “Berishë” që po i kërkojnë Bashës “mollën nga barku”. Jozi, Kulluri, Haxhi, Kokali. Berisha, për këtë arsye ia kërkon “kryetarllëkun” Bashës, vetë “ta dhashë” e tani ia do që t’ia japë dikujt tjetër”, u shpreh Çupi.

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15. 02.1961 – 20. 04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …