Brickos

Vlora (Mehmet) Spanca, kërkoi nga Kuvendi i Kosovës zbritjen e pagës së vet nga 3.800 në 2. 800 euro

RKL: Vlora (Mehmet) Spanca, kërkoi nga Kuvendi i Kosovës zbritjen e pagës së vet 3.800 euro në 2. 800 euro

Auditorja e përgjithshme, Vlora Spanca, ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës zbritjen e pagës së saj nga rreth 3 mijë 800 euro me shtesa, në 2 mijë e 800 euro, ose 12 mijë euro më pak në vit. Kërkesa për caktimin e pagës për auditorin e përgjithshëm, e shqyrtuar në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfer, është vlerësuar nga deputetët e opozitës si pozitive, por kritikuan Qeverinë që nuk po miraton Ligjin për Pagat, i cili sipas tyre rregullon pagat e të gjithë punonjësve në sektorin publik. Me propozim të kryetarit të Komisionit, Armend Muja, është shtyrë aprovimi i kërkesës së auditores Spanca deri në javën e ardhshme, kur të bëhet edhe një analizë e pagave për institucionet e ngjashme sikur ZKA.

Kërkesa për zbritjen e pagës, nga një zyrtare që merr pagë mujore aq sa marrin për një muaj   22 veteranë të luftës së UÇK-së, është një gjest, më tepër politik sesa social e human, sikur pretendon ta paraqesë zonja auditore, sepse edhe 2.800 euro nuk janë para e vogël për një familje dhe janë, më shumë sesa  ka të hyra  mujore Radio-Kosova e Lirë me stafin prej 10 gazetarëve.

Ja kontrastet, dhe përpjekjet për të prodhuar humanizëm, në njërën anë, ndërsa në anën tjetër duke akuzuar komandantët e luftës, invalidët e veteranët se po e zhvasin buxhetin e Kosovës.

Një rrogë mujore e një zyrtareje, të cilën e emëron regjimi në pushtet, sipas preferencave politike e ideologjike të së kaluarës është baras me 22 rroga të veteranëve të luftës së UÇK-së, e çlirimtarëve të Kosovës, të cilët e dinë se është pak, por ja që Kosova është shtet i varfër dhe ata kënaqen edhe me 170 euro në muaj, sepse nuk kanë luftuar për ta zhvatur Kosovën e lirë, por e kanë dhënë kontributin e tyre për çlirim e pavarësi, të cilën po e gëzojmë të gjithë, por shumëfish më tepër ata që nuk kanë dhënë as edhe një qime floku, por e kanë zhvatur para, gjatë dhe pas luftës, vetë e me krejt familjet e tyre.

Kjo është e vërteta që faktohet e dëshmohet  dhe jo e kundërta sikur gumëzhijnë jugo-mediet duke fajësuar komandantët  e luftës se e kanë plaçkitur Kosovën. Krejt komandantët e luftës nuk kanë pasuri sa ka një bir ambasadori i kohës së Titos, apo aq sa kanë milionerët e Kosovës, ata që janë të veshur me pushtet dhe të tjerët që zhvasin e zhvasin, pa asnjë pikë mëshire.

Rasti i zonjës, Spanca, është vetëm një detal që del papritur në sipërfaqe, dhe në asnjë mënyrë nuk është për të treguar humanizëm, ndjenjë të barazisë,  por për t’u veshur me respekt, për ta begatuar biografinë, pasi edhe nëse ia zbresin rrogën në 2.800 euro në muaj, nuk është pagë e vogël, sepse është baras me ndihmën sociale që e marrin 28 familje të Kosovës në muaj.

Pabarazia sociale në Kosovë  po thellohet sidomos tani me Qeverinë Kurti, i cili këtë segment të jetës e përdori mjaft mirë si kauzë, gjatë fushatës, për të fituar elektoratin, por në këtë drejtim ende nuk ka realizuar asnjë premtim, përkundrazi ka ulur pensionet e pleqërisë në vend dhe  u paguan shpenzimet e energjisë elektrike qytetarëve serbë në veri të Kosovës, por jo invalidëve  të luftës, jo veteranëve, jo familjeve skamnore.

Kontrolloni gjithashtu

Eliot Engel: Qeveria e Serbisë duhet ta kuptojë se Kosova është shtet i pavarur dhe se e tillë do të mbetet

Ramiz Lushaj: “MIRËNJOHJA SHQIPTARE”  për Kongresmenin Amerikan ELIOT ENGEL,  nga “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024” 

Kongresmeni Amerikan Eliot ENGEL- ish Kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme  të Kongresit Amerikan, një mik i shquar i Shqiptarëve në Ballkan e në Amerikë, një ndër  kontributorët e mëdhenj për Lirinë, Pavarësinë e Shtetësinë e Republikës së Kosovës, për  Njohjet Ndërkombëtare të saj, u nderua me Çmimin e Madh “Mirënjohja Shqiptare“ nga  “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024″ (Këshilli Kombëtar Organizativ i Takimit), ku merrnin pjesë  511 të Ftuar Nderi nga Republika e Kosovës, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e  Preshevës e Sanxhaku, Çamëria, Europa, Amerika, Australia, etj.. mbajtur këto ditë në në sallen  “Beethoven” të “Emerald Hotel” (me pesë yje) në Prishtinë, kryeqytetin e Republikës së Kosovës.    Çmimi i Madh “Mirënjohja Shqiptare“ për Kongresmenin Amerikan Eliot Engel, mban  të nënshkruar motivacionin: “Për kontributet e shquara si Kongresmen (1989-`21) dhe Kryetar i  Komisionit të Punëve të Jashtme të Kongresit Amerikan (2019-`21) për Lirinë, Pavarësinë e  Shtetësinë e Republikës së Kosovës dhe për njohjet ndërkombëtare të saj”.  Kongresmeni Amerikan Eliot Engel nga Nju Jorku iu drejtua “Takimit të Madh të  Prishtinës, 2024” me një Përshendetje (e dërguar në shqip e në anglisht), e cila u lexua në  …